KQZ mbyll debatet për votat në Kosovë/ Përjashtohen komisionerët e akuzuar

Certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë, i dha fund debateve dhe akuzave mbi manipulimin e votave ndërsa dy komisionerë tashmë po vuajnë masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Ata akuzohen për mashtrim e marrje ryshfeti dhe pavarësisht vendimit të prokurorisë, do të jenë në listën e zezë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

VALMIR ELEZI

ZEDHENES I KQZ

“Në rastet kur KQZ vëren se procesi zgjedhor cenohet nga persona të ndryshëm, në këtë rast komisionerët apo stafi tjetër, atëherë KQZ këto raste, emrat e tyre i dërgon në Prokurorinë e Shtetit për veprime të mëtutjeshme ligjore. Po ashtu, hap tjetër që ndërmerr KQZ është moslejimi i angazhimit në zgjedhje i personave të cilët janë pjesë e proceseve hetimore nga ana e institucioneve të drejtësisë për shkak se kanë kryer vepër penale kundër të drejtave të votimit. Këto veprime KQZ i ndërmerr me qëllim të ruajtjes së integritetit të proceseve të ardhshme zgjedhore.”

Komisionerët e KQZ-së janë vënë në qendër të kritikave pas dyshimeve se kanë manipuluar votat brenda listave të partive, duke rrezikuar që të dëmtohet procesi zgjedhor i cili është përshëndetur gjerësisht si i rregullt dhe demokratik. Këto zhvillime janë pasuar edhe me propozimet që në të ardhmen, komisionerët që zgjidhen nga partitë, të përjashtohen nga numërimi i votave.

Leave a Reply