Kremlini akuzon Ukrainën për sulmin në Kiev, duke deklaruar se shpërthimi ndodhi nga zjarri ukrainas kundër raketave, dhe jo nga Rusia.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nuk dha prova për të mbështetur pretendimin e tij, por u tha gazetarëve: “Këmbëngul se ne nuk kryejmë sulme ndaj objektivave politike”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha gjithashtu se spitali i fëmijëve në Kiev u godit nga një raketë tokë-ajër NASAMS e lëshuar nga Ukraina.
Autoritetet ukrainase thanë se Rusia goditi spitalin me një raketë Kh-101 Kalibr dhe qëlloi raketa të tjera në qytete në mbarë Ukrainën të hënën, duke vrarë të paktën 41 civilë në valën më vdekjeprurëse të sulmeve ajrore që ka kryer këto muaj.
Sipas Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, prova se spitali u godit nga një raketë ruse Kh-101 Kalibr janë fragmentet e gjetura nga vendi i sulmit, kryesisht nga pjesa e pasme e raketës që mban një numër serik dhe nga sistemi i saj i drejtimit.