Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Kosovën për herë të parë që nga marrja e detyrës.
Lajmi u konfirmua nga Aleanca Veriatlantike një ditë më parë.
Bëhet me dije se ai do të vizitojë KFOR-in si dhe pritet të takojë presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti.
Vizita e Rutte vjen disa javë pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë.
Më herët ai është shprehur se pret formimin e një qeverie funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe se NATO do të punojë me këdo që do të udhëheqë vendin.
Pritet që vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-S të ndihmojë në forcimin e marrëdhënieve mes Aleancës Veriatlantike dhe Kosovës, si dhe të japë një mesazh të qartë për angazhimin në mbështetje të stabilitetit dhe zhvillimit të Ballkanit Perëndimor.


