Drejtuesi i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë një paralajmërim të fortë për vendet që planifikojnë të zbusin masat shtrënguese që janë marrë për luftimin e virusit korona.
Ghebreyesus ka bërë thirrje që këto vende të jenë të gatshme për reagim të shpejtë në rast se shpërthen një valë e re e Covid-19.
Gjatë një takimi virtual me ministrat e Shëndetësisë së vendeve anëtare të G20, kreu i OBSH ka deklaruar se e inkurajon fakti qe disa vende anëtare planifikojnë të zbusin masat kufizuese për shkak të pandemisë.
Por, nga ana tjetër, Tedros shtoi se është thelbësore se zbutja e këtyre masave kufizuese të realizohen me faza, pra gradualisht.
Kreu i OBSH thekson gjithashtu se zbutja e masave kufizuese nuk do të thotë se ka marrë fund eidemia e COVID-19 në cilindo vend, “po thjesht ka filluar një fazë e re”.
Tedros Adhanom Ghebreyesus u shprehur: Është e shumë e rëndësishme që në fazën tjetër, vendet të jenë më të edukuara, të angazhojnë dhe përgatisin qytetarët për të parandaluar dhe reaguar shpejtë në rast të ndonjë vale të re të koronavirusit. Të sigurojnë kapacitete të mjaftueshme për kryerjen e testeve, të izolojnë dhe kujdesen për këdo që infektohet dhe të gjurmojnë kontaktet që mund t’i kenë pasur.