Një nënë dhe tre vajzat e saj u vranë në një shtëpi në periferi të Illinois, sipas autoriteteve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, me kohën lokale, mëngjesine së shtunës. Policia gjeti katër trupat e pajetë dhe pranë tyre ndodhej një burrë i cili është arrestuar.
Policia nuk e ka identifikuar të arrestuarin, shkruan ABC News.
Viktimat u identifikuan si Majeda Kassem, 53 vjeç; Halema Kassem, 25 vjeç; Hanan Kassem, 24 vjeç; dhe Zahia Kassem, 25 vjeç, thanë zyrtarët.
“Katër gratë e pafajshme”, të cilat jetonin të gjitha në shtëpi, u vranë në një akt “të pakuptimtë” të dhunës në familje, tha kryebashkiaku i Tinley Park, Michael Glotz.
“Kjo ka të bëjë me dhunën në familje dhe fuqinë e një personi mbi anëtarët e tjerë të familjes,” shtoi Itedal Shalabi, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv në Arab American Family Services.
Autoritetet kanë gjetur armën e përdorur gjatë krimit, tha policia.