Policia kishte postuar në faqen e saj zyrtare fotografinë e një personi të shpallur në kërkim; krimineli bën një ‘selfie’ dhe ia dërgon departamentit të policisë, duke kërkuar që ta ndryshojnë foton e parë sepse nuk i pëlqente.
Donald ‘Chip’ Pugh, 45 vjeç, kërkohet nga policia e Lima-s të Ohio’s, për vandalizëm dhe përfshirje në zjarrvënie. Burri i dërgoi departamentit të policisë një foto ku duket me syze dielli, xhaketë me kuadrate dhe me këmishë të bardhë, i ulur në sendiljen e makinës.“Kjo fotografi është më e mirë, tjetra është e tmerrshme”, lexohet në fotografinë e postuar në Policinë e Ohio’s- shkruan policia- Por tani do të na pëlqente që ai të vinte e të fliste me ne për akuzat që janë ngritur ndaj tij”./gazeta-shqip