Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, një 65 vjeçar është arrestuar dhe katër të tjerë janë arrestuar.
“Dje zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë arrestuar 4 persona duke vepruar sipas denoncimit të marrë në ora 21:30 në spitalin “Naumi i Ohrit” ku është sjellur Sh.N (65) nga fshati Mijanci me lëndime të shkaktuara nga armë zjarri”, thuhet në raportin policor.
Sipas denoncimit, derisa ka vozitur automjetin e tij “Golf” në fshatin mojanci, Sh.N është sulmuar me armë nga një person nga Haraçina me i cili ka drejtuar automjetin “Mercedes C” pa tabela.
Këqyerjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup, ndërsa automjetet tashmë janë në polici.
Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të procedohet.