Ekonomia globale u mbërthye nga një krizë ekonomike në vitin 2022, pasi pasojat e pandemisë së koronavirusit u përkeqësuan nga agresioni rus në Ukrainën – gjë që bëri që çmimet e energjisë të rriteshin. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton nga Londra.
Obeng Krampah importon mobilje të përdorura për t’i shitur në qytetin e tij të lindjes, Akra. Por ai po përpiqet të nxjerr pak fitim. Inflacioni në Ganë ka arritur dyzet për qind këtë vit – dhe monedha vendase pothuajse është përgjysmuar në vlerë kundrejt dollarit amerikan.
“Këto ditë duhet të përdorësh dyfishin e parave për të importuar le të themi një kontejner; Të njëjtat mallra, e njëjta sasi, por çmimi është dyfishuar”, thotë ai.
by TaboolaSponsored LinksYou May Like
Real Estate Investment in USA Might Be More Profitable Than You Think
US Real Estate Investment Options | Search Ads
Në të gjithë botën, bankat qendrore kanë rritur normat e ineresit në përpjekje për të zbutur inflacionin e nxitur nga rritja e kostove të energjisë. Rezerva Federale amerikane rriti normat e interesit gjashtë herë në vitin 2022 – duke forcuar dollarin.
“Njerëzit blejnë mallra, shesin mallra, por me një ndryshim në kohë. Nëse gjatë asaj kohe monedha ndryshon, prodhuesi ose blerësi mund të humbasin para. Dhe e gjithë kjo, është gjithashtu e lidhur me inflacionin. Dhe jo vetëm inflacionin, por pritshmëritë e inflacionit. Pra, nëse po shes hamburgera, sa duhet t’i shes tani? A duhet të vazhdoj të ndryshoj çmimin çdo ditë?”
Pasiguria ka goditur ekonominë botërore – parashikimi është se ajo do të rritet me vetëm 2.2 për qind në vitin 2023, nga mbi pesë për qind vitin e kaluar.
“Rritja e normave globale të interesit po rrit koston e huamarrjes dhe po i vë shumë familje, firma dhe qeveri nën presion të shtuar. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës po përkeqëson gjithashtu kushtet për vendet me të ardhura të ulëta. Shumë prej tyre janë veçanërisht të pafuqishme për të përballuar çmimet te larta të ushqimit dhe energjisë dhe, përveç kësaj, së bashku me kushtet financiare globale, rrisin rrezikun e shqetësimit të mëtejshëm të borxhit në ato vende“, thotë Mathias Cormann, Sekretar i Përgjithshëm me Organizatën për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik.
Ky shqetësim ndihet në mënyrë ekstreme në Sri Lanka – e cila po vuan krizën e saj më të keqe financiare që nga pavarësia në vitin 1948. Qeveria nuk pagoi dot në kohë borxhet e saj në maj, pasi inflacioni arriti në 70 për qind.
“Nuk mund të blejmë as pulë, peshk apo ndonjë mish tjetër. Hamë vetëm perime dhe gjethe. Është e vështirë për ne që t’i dërgojmë fëmijët tanë në shkolla dhe madje t’u sigurojmë ushqimet e duhura. Po kalojmë një kohë shumë të vështirë” thotë Nagamma, banore e zonës
Në të gjithë botën, punëtorët po kërkojnë paga më të mira, ndërsa inflacioni po zvogëlon rrogat e tyre. Në Britani, infermierët dhe punonjësit e ambulancës do të organizojnë greva në dhjetor.
“Më është dashur të pakësoj shumë gjëra për fëmijët, që nuk kam mundësi t’i siguroj për shkak të kostos së lartë të jetesës”, thotë Chukwudubem Ifeajuna, infermiere në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar britanik.
Inflacioni parashikohet të bjerë paksa në vitin 2023. Por me luftën në Ukrainë që është ende e ndezur – dhe çmimet e energjisë të larta – viti i ri do të sjellë pak lehtësim për miliarda njerëz që luftojnë për t’ia dalë mbanë.