Vendi do të fillojë përdorimin e saj në 2023
Ministrat e Financave të Bashkimit Europian miratuan zyrtarisht këtë të martë që Kroacia të bëhet vendi anëtar i 20 që do të përdorë Euron si monedhën e saj. Vendimi do të nisë të zbatohet në fillim të vitit 2023 pas miratimit nga Këshilli Europian të tri akteve ligjore.
Një nga aktet e firmosura përcaktoi normën e konvertimit për 1 Euro në raport me kunën kroate.
Ministri kroat i financave Zdravko Mariç e përshkroi dritën jeshile të BE-së për të adoptuar euron si një “ditë të madhe historike” për vendin e tij, bregdetin mahnitës të Adriatikut i cili është një destinacion kryesor turistik.
Për të adoptuar Euron, Kroacia duhej të përmbushte kriteret e stabilitetit të çmimeve dhe kursit të këmbimit. Ajo duhet të kishte financa publike të shëndosha dhe norma të moderuara afatgjata të interesit, të gjitha të përshtatura me standardet e BE-së.
Në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, përdorimi i Euros ofron përfitime ekonomike që rrjedhin nga lidhjet e thella financiare ndërmjet anëtarëve të bllokut të monedhës, si dhe nga autoriteti monetar i Bankës Qendrore Evropiane.