Presidenti kroat kërkon anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Kroacia ka kritikuar shtetet e tjera të BE-së se nuk kanë njohje të problematikave të Ballkanit Perëndimor duke vonuar antarësimin e shteteve si Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut që janë pjesë e NATO-s.
“Çfarë do të ndodhë më tutje? Do ta trajtojmë të gjithë Ballkanin Perëndimor si një të tërë ose do të ecim në mënyrë selektive? Është një pyetje një milion dollarëshe.
Mali i Zi, si anëtar i NATO -s së bashku me Maqedoninë veriore dhe Shqipërinë meritojnë trajtim preferencial për të hyrë të parët në BE. Detyra ime është që t’u tërheq vëmendjen bashkëbiseduesve në Perëndim për gjëra për të cilat ata dinë shume pak”, është shprehur Milanovic.
Edhe homologu malazez Milo Đukanović ishte i shqetësuar nga mungesa e vëmendjes për rajonin nga disa shtete të rëndësishme evropiane.
“Nuk mund të ketë vakum në Ballkanin Perëndimor dhe gjetkë kur në një zonë të tillë shfaqen interesa të mirë gjeopolitike. Ne besojmë se nuk ka gjeopolitike veçanërisht ato të Rusisë.
Mesazhi thelbësor që marrim çdo ditë drejtpërdrejt nga Moska, ose nëpërmjet satelitëve të saj në rajon është se zgjedhja jonë për anëtarësimin në NATO dhe BE nuk është një zgjedhje alternativë ndaj integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Gjukanovic.
Të dy homologët folën edhe për ngjarjet në Cetinje ku u përfshi Kisha Ortodokse Serbe janë kulmi i mosmarrëveshjeve të gjata në Malin e Zi, mbi identitetin dhe fenë.