Kryebashkiaku qëllohet me një gotë uji gjatë fjalimit, video bëhet virale

Kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ekuadorit Quito, Jorge Yunda ka mbajtur një fjalim në nder të Ditës së Pavarësisë së vendit të tij dhe në një moment ai qëllohet me një gotë uji nga një anëtar i këshilli i quajtur Fernando Morales. Ai e lagu më ujë dhe tentoi që ta gjuante duke i thënë i paturpshëm. Policia e shoqëroi atë jashtë dhomës ndërkohë që ai bërtiste “kini një mirësjellje, Quito nuk e meriton atë që po bëni. Ai duhet të japë dorëheqjen”.

Kjo skenë është bërë virale në internet dhe një simbol i luftës së vazhdueshme të pushtetit politik në qytetin e 2 milion banorëve.

“Ajo që bëra sot është ajo që çdo Quiteño do të kishte bërë,” u tha Morales gazetarëve pas incidentit, duke e përshkruar atë si një “shfaqje indinjate për kaq shumë korrupsion dhe veprime dashakeqe”.

Disa orë më vonë, kryebashkiaku u përgjigj në një deklaratë, duke thënë se “agresioni i sotëm është pjesë e sulmit në Quito nga ata që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të arritur pushtetin”. /tvklan.al

Leave a Reply