Kryeministri del e pastron vetë ngjyrën që u hodh dje në ndërtesën e Qeverisë, flet për rastin Dehari

Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka dalë t’i pastrojë xhamat e objektit të Qeverisë, të cilat i gjuajtën me ngjyrë të kuqe protestuesit dje në njëvjetorin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se e kupton dhembjen e atyre qe humbin familjarë, dhe ashtu si protestuesit, do të kërkojë edhe vetë drejtësi për Astritin.

Ai thotë se i respekton protestuesit, por jo metodat e tyre të dëmtimit të pronës shtetërore.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

“DREJTËSI PËR ASTRITIN
Vetë kam humbë njerëz të familjes, në kohë lufte dhe pas saj. Humbjen e familjarëve e ndjejë thellë dhe kam respekt për familjet që kanë përjetuar dhimbjen.
Respekt për protesuesit, por shteti i Kosovës ngritet duke e respektuar dhe duke e forcuar atë.
Mos e dëmtoni tuajën, sepse institucionet janë të popullit.
Familjes Dehari do t’i qëndrojmë pranë dhe drejtësia për Astritin do të vihet në vend.
RH”

Leave a Reply