Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka thënë se takimi me Xi Jinping ishte “pozitiv dhe konstruktiv”.
Në një deklaratë pas diskutimeve, Albanese tha se ai dhe Xi Jinping i Kinës diskutuan çështjet tregtare, konsullore dhe të të drejtave të njeriut në një takim “pozitiv dhe konstruktiv” që ishte “një tjetër hap i rëndësishëm drejt stabilizimit të marrëdhënieve Australi-Kinë”, raporton BBC.
Përpara takimit – i cili zgjati pak më shumë se gjysmë ore – Albanese tha se priste një dialog konstruktiv dhe vlerësoi faktin se “të dyja palët kanë punuar për të stabilizuar marrëdhëniet bazuar në respektin reciprok dhe përfitimin reciprok”.
Marrëdhëniet tona dypalëshe janë të rëndësishme”, tha Albanese.