Kryeministri indian, Narendra Modi ka zhvilluar sot biseda telefonike të veçanta me presidentin rus, Vladimir Putin dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Pritet që Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba do të vizitojë Indinë, derisa Kievi kërkon të krijojë mbështetje për planin e tij të paqes, kanë thënë për Reuters dy zyrtarë indianë.
Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë ukrainas që nga pushtimi i Rusisë.
“Para vizitës, Modi i telefonoi Putinit për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të fundjavës në Rusi dhe të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu për Ukrainën”, tha Kremlini në një deklaratë.
Udhëheqësi indian tha më vonë në një postim në “X” se ai gjithashtu foli me Zelenskyn për forcimin e lidhjeve midis Indisë dhe Ukrainës.