Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin, ka deklaruar se varianti i ri i coronavirusit që në Irlandë ka “ardhur” nga Britania e Madhe, po përhapet më shpejtë sesa që pesimistët më të mëdhenj e kanë parashikuar.
“Derisa janë duke u kryer hulumtime ndërkombëtare për variantin e ri të coronavirusit, është e qartë se ai po përhapet shumë më shpejtë”, ka thënë Martin gjatë një paraqitje televizive, duke paralajmëruar shtrëngim të masave gjatë katër javëve të ardhshme.
Ai ka vlerësuar se shpejtësi e përhapjes së variantit të ri të coronavirusit, ka habitur edhe projeksionet e njerëzve më skeptikë.
Kujtojmë që javë më parë në Britani të Madhe është shfaqur një variant i ri i coronavirusit, që tashmë ka mbërritur edhe në Shtetet e Bashkuara.