“Maqedonia është laborator gjeopolitik i “lojtarëve” të mëdhenj që testojnë ‘receta” të tyre për bashkëjetesë dhe stabilizim”, deklaroi kryetari i Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, Lupço Kocarev në intervistë për “Slloboden Peçat”. Maqedonina ai e quan “eksperiment” dhe “qendër të destabilizimit rajonal”, si dhe “anije që fundoset”, transmeton gazeta Lajm.
“Maqedonia për fat të keq, vitet e fundit, gradualisht, kurse në vitin 2020, përfundimisht u bë qendër për destabilizim rajonal. Kjo ndodhi, në masë të madhe, për shkak të zhvillimeve të brendshme politike, mungesë të shtetit ligjor, paaftësi dhe arrogancë të elitave vendore politike, korrupsionit të theksuar, krimit dhe grykësisë, por, pjesërisht edhe për shkak të dukurive dhe sjelljeve të ngjashme në një pjesë të vendeve të BE-së”, theksoi Lupço Kocarev.
Sipas tij, edhe Marrëveshja e Prespës edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë janë marrëveshja të “padenja”.
Shqipëria drejt BE, politika bullgare vlerëson vendimin e fundit të Brukselit
Politika bullgare ka vlerësuar vendimin e Brukselit për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën e bisedimeve për…