Presilla, katund shqiptarësh, e rrethuar me katunde etnikisht maqedonase, shtrihet në komunën e Krushevës. Katundi është qind për qind shqiptarë. Në krye të katundit, ka ekzistuar një kishë, e cila me decenie është ruajtur pikërisht nga këta shqiptarë. Nuk ka qenë funksionale por është ruajtur në gjendje të mirë. Maqedonasit lokalë ngrisin iniciatvë për ta renovuar dhe për ta zgjëruar! Këto ditë, maqedonasit, krye më vete, kishin vendosur ta ngrisin një kryq 30 metërsh. Shqiptarët e këtij katundi, të konfesionit islam, kanë reaguar, janë kërcënuar, kanë shprehur revoltën e tyre duke kërkuar nga maqedonasit që kryqin ta ngrisin në katundet e tyre dhe jo në Presillë! Përkohësisht është ndërprerë puna e ngritjes së kryqit!
Natyrisht, kjo është një strategji, një presion kundër katundit të vetëm shqiptar, me qëllim që të provokohen fetarisht dhe të zbrazet edhe ai katund, kështu që, krahu lindor i Krushevës të bëhet zonë etnikisht dhe fetarisht i pastër!
Tani i doli punë edhe BFI-së së Shaqir Fetait e cila, në gazetën e vet të murit doli me një “reagim” të nënshkruar nga “sektori për informim”! Kjo flet se, nëse Shaqir Fetai nuk është brenda projektit për ngritjen e këtij kryqi, të paktën ai pajtohet me nismëtarët, gjegjësisht, me Kishën Ortodokse Maqedonase!
Shaqir Fetai është dashur që urgjentisht ta mbledhë Rijasetin e BFI-së, të debatojnë mbi problemin dhe të sjellin konkluza prapa të cilave do të qëndrojë vetë Shaqir Fetai, t’i informojë të gjithë isntancat më të larta të shtetit me qëndrimet e Rijasetit rreth problemit në fjalë, si dhe t’ua bëjë me dije të gjithë korit diplomatik të vendit se, me këtë aksion provokativ, në zonën ku akoma pengohet rindërtimi i Xhamisë së djegur më 2001-shin, ngritja e një kryqi në katundin shqiptaro-mysliman do të pengohet me mburojë të gjallë!
Shaqir Fetai këto konkluza të Rijasetit është dashur t’i lexojë në vendin e ngjarjes, i rrethuar nga të gjithë anëtarët e Rijasetit, pikërisht në formën kur rrethohet përgjatë kumtimit të akteve të tradhëtisë e të komploteve kundër Institucionit të vetëm fetar islam në vend!
Shaqir Fetai është dashur që ta urdhërojë kukullën e vet, “myftiun e Prilepit”, efendi Shefketin, që t’i mbledhë të gjithë imamët e zonës (nëse ka autoritet!!!) dhe të shkojnë në vendin e ngjarjes dhe nga aty të lëshojnë ndonjë kumtesë që do t’ua bëjë me dije të gjithëve në vend se situata është mjaft serioze dhe se provokimet e tilla nuk do të tolerohen dhe se do të luftohen qoftë edhe fizikisht!
Por ama, këtë gjest nuk guxojnë ta bëjnë as Shaqir Fetai dhe as marioneta e tij, Shefketi, sepse, që të dy janë të kapur nga institucionet shtetërore që e luftojnë hajninë dhe korrupsionin! Në fakt, Shaqir Fetai e ka mision që ta rëndojë gjendjen e myslimanëvë të vendit, në bashkëpunim me elementët antiislam, ndërsa “myfti” Shefketi nuk guxon të bëjë “gëg” që kur miliona eurot e dedikuar për vakëfin e Prilepit, i konvertoi në blerje të pozitës “myfti”! Kjo “dosje” është edhe në duart e Shaqir Fetait, prandaj “myftiu” i ngratë nuk guxon të bëjë një hap më tej!
Me një situatë të tillë kaq shumë serioze mund të tallet vetëm Shaqir Fetai, duke u fshehur pas një deklarate të thatë në emër të BFI-së e të nënshkruar nga “sektori për informim”!
Shaqir Fetai duhet të shkojë dhe të qëndrojë aty, në mesin e atyre myslimanëve të devotshëm e të sinqertë dhe, mos të lëvizë nga aty derisa nuk do të marrë garanca nga organet gjegjëse shtetërore se një provokim i tillë nuk do të mund të përsëritet dhe as të ndodhë kurrë në jetë, dhe jo të shëtisë si kaposh sofër më sofër, syneti më syneti e vaki më vaki!
Që kur pranoi me vullnet të instalohet nga pushteti maqedonas në krye të BFI-së myslimanët e vendit përjetuan sprova nga më të poshtrat, të cilat ua kanë lënduar dinjitetin, po ndjejnë se po dezorganizohen dhe për më tepër, po ndjejnë thellë në shpirt se kanë ngelur vetë e me një BFI të kapur nga elementet antiislame! Janë dhjetra raste që e vërtetojnë këtë fakt, por, shtrohet pyetja – sa do të zgjasë durimi i myslimanëve dhe i hoxhallarëve të mirëfilltë! /LMR në BFI/
https://reformohu-bfi.blogspot.com/2022/08/kryqi-ne-presille-te-krusheves-me-leje.html