Një seksion i ri i zbuluar së fundmi në tempullin kryesor Aztec në Mexico City, raportohet se është ndërtuar me 119 kafka burrash, grash e fëmijësh.
Zbulimi i gërmuar së fundmi është një kullë e popullsive të lashta azteke që daton prej viteve 1400.
Arkeologët kanë zbuluar tashmë fasadën dhe anën lindore të kullës, duke shtuar dhe 119 kafka te të tjerat, të gjetura më herët, njoftonte Instituti Kombëtar Meksikan i Antropologjisë dhe Historisë.
Kulla është rreth pesë metra në diametër dhe është zbuluar fillimisht në 2017, ndërsa prej marsit po zbulohet gradualisht detaje të reja të kobshme të saj.
Ajo besohet se është pjesë e tempullit Huey Tzompantli, një koleksion i frikshëm kafkash që kishin tmerruar dhe kolonizatorët spanjollë të udhëhequr nga Hernán Cortés në 1521.
Struktura cilindrike është gjetur pranë Katedrales gjigande Metropolitane pjesë e ‘Templo Mayor’, një nga tempujt kryesore të kryeqytetit të popullsie Azteke, Tenochtitlan, i cili është tashmë Mexico City, i kohëve moderne.
“Templo Mayor vazhdon të na surprizojë, ndërsa Huey Tzompantli është padyshim një nga zbulimet arkeologjike më të rëndësishme të vendit tonë”, tha ministrja meksikane e kulturës Alejandra Frausto.
Arkeologët kanë zbuluar tre faza të ndërtimit të kullës, e cila daton mes viteve 1486 e 1502.
Zbulimi fillestar i saj çuditi antropologët, të cilët prisnin të gjenin vetëm kafka luftëtarësh meshkuj, teksa gjetjet e ‘crania-ve’ të grave e fëmijëve ngrejnë pyetje për sakrifikime të mundshme njerëzore në perëndorinë azteke.
“Megjithse nuk mund të themi se sa prej tyre ishin luftëtarë, ndoshta disa prej të kapurve ishin të destinuar për ceremoni sakrifikimi”, tha arkeologu Raúl Barrera.