Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u përball me një episod jo të mirë gjatë një konferencë me homologun e tij holandez, Mark Rutte.
Qëndrimi i gazetares holandeze, Ingeborg Beuge, ku e kritikonte për politikat e migracionit të qeverisë së tij, dhe e akuzonte për “abuzime narciste” me refugjatët, e irritoi kryeministrin grek.
“Zoti kryeministër Mitsotakis, kur do të hiqni dorë nga gënjeshtrat? Gënjeshtrat për sprapsjet me forcë, për atë që po u ndodh refugjatëve në Greqi. Ju lutem mos e fyeni inteligjencën time apo të të gjithë gazetarëve ne botë. Ka të dhëna dërrmuese dhe ju vazhdoni të gënjeni. Ky është një abuzim narcist. Pse nuk jeni i ndershëm; pse nuk thoni se Brukseli na la vetëm. Ne pritëm për 6 vite dhe askush nuk bëri asgjë… Tani vendosim ne dhe po, unë po i kthej me forcë në mënyrë barbare emigrantët”, pyeti gazetarja.
“Kuptoj që në Holandë, ju keni një kulturë të shtrimit të pyetjeve të drejtpërdrejta ndaj politikanëve, që unë e respektoj shumë. Ajo që nuk do ta pranoj është që në këtë zyrë ju të më fyeni mua ose popullin grek me akuza e shprehje që nuk janë të mbështetura në fakte materiale. Shiko, ti nuk do të vish në këtë ndërtesë e të më fyesh mua. A jam shumë i qartë për këtë? Kjo është politika jonë, do të qëndrojmë prapa saj dhe unë nuk do ta pranoj askënd që e drejton gishtin nga kjo qeveri dhe që e akuzon për sjellje çnjerëzore”, u përgjigj kryeministri Mitsotakis.