Drita në fund të tunelit nuk është ende afër, por është e dukshme.
Nëse nuk bëhen gabime në llogaritjet e analistëve dhe në sjelljen e italianëve, harku kohor mes 5 dhe 16 majit është dritarja që hapet për të goditur objektivin e përpjekjeve të një vendi të tërë prej 60 milionë banorëve: dita kur mos të ketë asnjë rast të ri me koronavirus (ose shumë pak dhe të izoluar). Por ka akoma 4 rajone të pasigurta: Marche, Molise, Sardenjë dhe Campania.
Sipas trendit aktual, në pothuajse të gjitha rajonet e Italisë dhe në të gjitha fushat kryesore të betejës kundër kësaj epidemie, gjysma e parë ose e mbarimit të javës së dytë të majit mund të shënohet “dita zero”, ku pritet të mos regjistrohen më raste pozitive me COVID-19.