Mulla Sula na e paska “uruar” miratimin e ligjit për themelimin e ushtrisë së Kosovës! Ani kush se? Sulejman Rexhepi, njeriu që një jetë të tërë e luftoi “iredentizmin dhe seperatizmin” e shqiptarëve të Kosovës, Mulla Sula, udbashi që një jetë të tëre veproi nën pseudonimet “Zhiko”, “Zharko” dhe “Sheriati”!
Ushtrinë e Kosovës e “uroi” bekuesi i satrapit anti-shqiptar, Nikolla Gruevski! Këtë nismë të shenjtë për një shtet na e paska “uruar” personazhi kriminel i dhjetra proceseve gjyqësore që u shmanget duke i korruptuar njerëzit e drejtësisë.
Pa dyshim, me këto cilësi të Sulejman Rexhepit, “urimet” e tij në fakt janë mallkim. Dje u pozicionua në anën e krimit! I ka hije këtij krimineli që të shpreh “urata”? Pa dyshim që jo!