“Bashkësia Fetare Islame” e Shaqir Fetait nuk është korrekte dhe e ndershme në raport me popullatën myslimane në vend. I morën fitër, i morën zeqat, kanë apeluar që t’ia marrin myslimanëve edhe kurbanin, për Medrese! Apelojnë si të marrë, si i verbëri për sy, duke premtuar se pjesën tjetër BFI-ja do t’ua shpërndajë nevojtarëve të vendit
Kurbani është akt sakrifikimi që kryhet për Allah! “Namazi im, kurbani im, jeta ime, vdekj ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botërave”. (El En’am, 196)
Praktikat tona të shëndetshme, na kanë imponuar që, neve, nëpër shtetet ku komunitetet myslimane janë juridikisht të diskriminuar, siç është edhe Maqedonia e Veriut, si komponent financiar për zhvillimin e jetës fetare islame si dhe për mirëmbajtjen e institucioneve islame, ta llogarisim edhe kurbanin e donuar, ose të paguar! Pra, të gjithë ata që nuk kanë kushte objektive (oborr, hapësirë etj.) për ta therrur kurbanin, e donojn të gjallë në Medrese, ose e kryejnë pagesën për çmimin e kurbanit. Kjo “risi” tashmë është bërë praktikë ndër myslimanët tanë.
Por, medresantët tanë a hajnë vetëm mish kurbani? A ju duhet atyre miell, krip, sheqer, vaj, vezë, margarin, mjalt, marmellatë, makarona, pasul, patate, karrota, lakra, speca, domate…
Natyrisht që u duhen! Asnjë nga këta produkte nuk është edhe aq lirë, le të themi sa gjysma e çmimit të kilogramit të mishit, ose edhe sa çereku, megjithatë, janë të kushtueshme dhe duhet t’u sigurohen nxënësve që vijojnë mësimin e rregullt në Medese.
Në Maqedoninë e Veriut, sipas një statistike jozyrtare, jetojnë rreth 250 mijë familje myslimane, mesatarisht, nga katër anëtarë! Le të jenë 200 000 familje! Prej këtyre, nëse do të therrnin gjysma prej tyre kurbanë, do të dilnin 100 000 kurbana, por, le të jetë çdo e katërta familje që therrë kurban, me çrast do të na dalin diku rreth 50 000 kurbanë. Edhe ky mund të jetë një numër shumë ambicioz, ndaj, le të mendohet se kurban therrin gjysma e këtyre çerek familjeve nga numri i përgjithshëm i familjeve myslimane të vendit. Do me thënë therren, donohen, apo paguhen rreth 25 000 kurbanë, përjashto këtu pagesat e qindra kurbanëve që vijnë nga diaspra! Kjo do të duhej të ishte optimalja, nëse edhe besimtarët do të kishin besim në organet dhe insitucionet fetare islame në vend. Jo vetëm kjo, por nëse të gjithë do të angazhoheshin që kurbanët mos të shpërndahen por, që të gjitha të tubohen nga BFI-ja, mbase edhe do të arrihej ky numër.
Megjithatë, në Maqedoninë e Veriut funksionojnë me dhjetra organizata humanitare, me dhjera shoqata dhe “bashkësi islame” si dhe grupe “religjioze” të cilat zhvillojnë aktivitete që edhe vetë ata të përfitojnë nga kurbanët e myslimanëve të Maqedonisë së Veriut. Le të themi se bëhet fjalë për përfitime morale dhe jo materiale, sepse, le të mendojmë se, asnjëri nuk e ndalë për vete kurbanin por zhvillon aktivitete humanitare, propagandë vetanake përmes mishit të kurbanit. Sepse u duhet pak “famë” ndër popullatë!
Këtë e bën edhe Bashkësia Fetare Islame e Shaqir Fetait, e cila na del, herë si organizatë humanitare e herë si therrtore, organet dhe teologët brenda tyre na dalin, herë si hoxhallarë e herë si kasapë. Askush nuk kujdeset për dinjitetin e tyre! Madje, as vetë ata!
Tani, në kuadër të Bashkësisë Islame ka lloj-lloj aktivisti i dëshmuar që nuk ia do të mirën BFI-së, fatkeqësisht janë edhe nëpër poste! Që nga “Rijaseti” i Shaqir Fetait e deri te organet më të vogla të BFI-së, veprojnë individë të cilët çojnë ujtë në mullirin e huaj!
Deri më sot, nuk e kemi dëgjuar, bie fjala, Qenan Ismailin, myftiun e Shkupit, ish-aktivist i denjë i OH “Kallirit të Mirësisë”, anëtar i Forumit Rinor Islam, të dalë e të thotë të kundërtën ngase ka vepruar më parë. Derisa sa ishte jashtë BFI-së ai ka apeluar që mos të dorëzohen kurbanët në BFI sepse i kanë haram, por të dorëzohen në Forumin Rinor, të dorzohen te “Kalliri” etj. Mirë ka bërë, përmes aktivitetit humanitar, ka “lartësuar” emrin e organizatave të veta ku ka vepruar. Por, si do të thotë sot? A do të thotë sot, myslimanë të vendit, mos ia jepni kurbanin “Kallirit” dhe “Forumit”, sepse e keni haram, por, jepjani Medresesë!
Një apel të këtij lloji nuk e kemi dëgjuar nga “sekretari gjeneral” i BFI-së, i cili, deri sa ishte referent në Myftininë e Gostivarit, kontribuonte gjetkë, duke zhilluar propagandë kundër BFI-së!
E njëjta i kërkohet edhe Qani Nesimit, Myftiut të Tetovës, i cili, deri më sot, nuk ka ngritur zërin për ta vetëdijësuar popullin e Tetovës që kurbanët mos t’i japin gjetkë, sepse e kanë haram, por ta japin vetëm në BFI dhe në Myftini si dhe në Medrese!
A guxon të dalë Abedin Imeri, myftiu i Kumanovës, dhe të thotë mos ia jepni kurbanët “bashkësisë islame” të Sadulla Bajramit, sepse ju shkojnë haram, por jepjani Medresesë sonë! Nuk e thotë, sepse i duhet kjo “bashkësi”!
Nuk ka dalur ta thotë këtë akoma as Shaqir Fetai! Ky hipokrit flet se “kurbanin e kemi emanet prej popullatës sonë që duhet ta shpërndajmë”, por, nuk apelon që mos të jepet gjetiu Kurbani (sepse është haram) por të jepet në BFI apo në Medrese!
Kemi informata se të gjithë lobojnë që kurbanët të treten nëpër organizata të ndryshme humanitare, madje kemi informata se që tani janë caktuar se cilës organizatë nga sa kurbanë t’u jepen që ata të menaxhojnë e të bëjnë aktivitet humanitar, sepse, u duhet heshtja e tyre, u duhet kënaqësia e tyre duke u shitur për mish kurbani!
Në fund, edhe vetë BFI-ja insiston, me të gjithë organet e veta, që të shndërrohet në organizatë humanitare dhe t’ju konkurrojë shoqatave të ndryshe humanitare në vend! T’i bindë që sa e “fortë” është në humanitet! Po pse BFI-ja? Pse këtë aktivitet nuk ia lë “Hilalit” e cila duhet të dëshmohet te simotrat e veta në vend se, është më e fuqishmja, sepse është organizatë e popullit dhe jo e Shaqir Fetait!
Nuk i japin “Hilalit”, sepse kjo pseudoorganizatë është organizatë-individ! Vetëm një person, edhe atë i imponuar nga qarqet partiake të pushtetit aktual maqedonas! Nuk ka kryesi, nuk ka kuvend, nuk ka degë e nëndegë, nuk ka anëtarësi, nuk ka aktivistë, nuk ka program as projekt! Është tek një individ! Del puna që organizatën humanitare e ka Shaqir Fetai për shpëlarje parashë, sepse, ndryshe, e para që do të duhej të reformohej që në rrënj do të duhej të ishte Organizata Hmanitare “Hilal”, dhe jo punët e saj ta kryej BFI-ja me organet e veta, ndërsa rolin e aktivistëve ta kryejnë hoxhallarrët.
Do të ketë vjedhje të madhe, do të ketë mëkat të madh, duke blerë lloj-lloj kurbanësh (vitin e kaluar pati nga kafshët që edhe therrtoreve u vinte keq t’i therrin, të mbaruara fare!), duke mos blerë fare kurbanë, duke e shpërndarë pak në Medrese (ku nuk ka më shumë nevojë se sa 10-15 ton për një vit), do ta shpërndajnë nëpër shoqata të ndryshme, do të përgjaken edhe vetë pak, sa për të dëshmuar se “u lodhëm duke shpërndarë”, do të “përgjaken” duke vjedhur nga mishi e duke çuar në shtëpi (si çdo herë! Emra nuk do të përmendim!) dhe, tërë këtë, vetëm për të shpëlarë gjurmët e hajnisë, të vjedhjes, të zhvatjes!
Shoqëria civile është e përjashtuar nga pjesëmarrja nëpër komisionet e BFI-së që kanë të bëjnë me tubim të kurbanëve, me tubim të mjeteve materiale, me therrje të kurbanëve, me shpërndarje të kurbanëve, me përkujdesje për kushte higjienike, komision ky që ka të drejtë edhe ta stopojë shpërndarjen e mishit të prishur nga vapa!
Në emër të përfitimeve personale (që janë të shumta), në emër të humanitetit (që do të jetë sipërfaqësor dhe me plotë hajni), në emër të fesë dhe kushteve fetare, do të ishte mëkat që të helmohen fukaratë! Ka gjasë që të ndodhë kjo! Sepse, organizimi i aktivitetit humanitar është zero! Pa projekt e pa program! Pa listë fukarashë e pa adresa! Pa publikim të emrave të të gjithë atyreve që kanë paguar e që kanë donuar kurbanë!
Të gjitha këto mungesa krijojnë kushte për manipulim, për vjedhje, dhe për fshehje të gjurmëve të haramit, që do ta bëjë, po e njëjta ekipë e cila tashmë ka përvojë të gjatë në këtë krim, të cilën fatkeqësisht, edhe kësaj radhe do ta kryejnë në emër të fesë, pra, në emër të Allahut! E Allahu thotë: “falu (vetëm) për Zotin tënd dhe ther kurban!” (El-Keuther, 2)
Këshillli për Mbrojtjen e kushtetutshmërisë së BFI në RMV