Kurti: Flakeni tutje minishengenin, ne i takojmë BE-së

Teksa kryeministri Edi Rama “sfidon” Bashkimin Evropian me bashkëpunim rajonal, kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti nuk ndan të njëjtin mendim.

Nga “Samiti i Prespës”, Kurti tregoi edhe një herë kundërshtimin e Kosovës për minishengenin rajonal. Ai deklaroi se duhet të hiqet dorë nga sulmet për BE-në dhe të përmbushen detyrimet sepse vendi i Ballkanit Perëndimor është brenda unionit.

“Një pjesë e madhe e përgjegjësisë qëndron tek BE, por edhe ne duhet që t’i kryejmë detyrat e shtëpisë. Edhe ideja e Novi Sadit për minishengenin, një iniciativë që nuk ka vizion për rajonin, dhe që Republika e Kosovës e kundërshton ashpër, si e tillë duhet të flaket tutje. Pakënaqësia me BE-në nuk duhet të instrumentalizohet nga vendet që nuk e duan NATO-në dhe që e favorizojnë Rusinë. Në vend që të vazhdojmë të ndihemi të frustruar me vendimet e BE-së, duhet ta pyesim veten se çfarë duhet të bëjmë ne për të arritur aty. Nëse shohim brenda nesh, shohim se kemi shumë probleme. Ekziston lufta me pushtete autoritare dhe kundër monopoleve kriminale dhe kundër thyerjes së shtetit të së drejtës, mospranimi i të vërtetës historike dhe aktrimi se mund të ndërtojmë shoqëri demokratike në mes të kombeve tona vetëm duke mohuar se çfarë ka ndodhur dhe duke u munduar që ta ndryshojmë realitetin. Republika e Kosovës e ndan zhgënjimin me vendimin e BE-së për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Si vend që na është mohuar liberalizimin i vizave e kuptojmë zhgënjimin tuaj. BE-ja është e ngadaltë, i mungon uniteti, por megjithatë është shpresa jonë më e mirë dhe  alternativa e vetme që e kemi. Ne i takojmë këtij rajoni.”

 

Leave a Reply