“Po vepron kundër detyrimeve të Brukselit”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Serbinë se po e vijon te ndjekë rrugën e metodave të presidentit rus, Vladimir Putin. Nga mbledhja e qeverise, Kurti iu referua ngjarjeve më të fundit të ndodhura në Serbi, siç ishte arrestimi i qytetarëve të Kosovës dhe rrahja e burgosja e një prej politikanëve serbë, Nikola Sanduloviç.
“Serbia nuk përbën rrezik vetëm për qytetarët tanë, sigurinë tonë, stabilitetin rajonal në Ballkan, ajo së fundmi ka dëshmuar se paraqet rrezik edhe ndaj qytetarëve të saj të cilët janë të gatshëm të kërkojnë falje për gjenocidin serb në Kosovë… Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit, nga frikësimi deri te torturimi çnjerëzor i kundërshtarëve politikë”.
Sipas Kurtit, te gjitha këto flasin se në drejtim të kundërt me detyrimet që Beogradi ka me Brukselin në kuadër të Marrëveshjes bazike për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Sa i përket keqtrajtimit dhe burgosjes se shqiptareve, ai tha se i është drejtuar Beogradit për transferimin e tyre, por që nuk ka pasur asnjë përgjigje.