Ai gjatë vizitës që ka bërë në Qendrën Inovative të Kosovare ka deklaruar se digjitalizimi është një nga objektivat e programit qeverisës dhe parashihet të jetë pjesë e të gjitha fushave të qeverisjes
“Nëpërmjet digjitalizimit dhe e-qeverisjes synojmë që të rrisim transparencën, llogaridhënien dhe efikasitetin e qeverisjes dhe në të njëjtën kohë përmirësojmë shërbimet ndaj qytetarëve dhe bizneseve”.
“Për të plotësuar këtë objektiv, nevojitet qasje strategjike, e koordinuar dhe mirëplanifikuar. Kjo kërkon angazhim të përbashkët të sektorit publik dhe privat, dhe ne jemi të hapur për një bashkëpunim me sektorin privat”, u shpreh Kurti.