Mëngjesin e sotëm një doganier u kap me para në dorë, në tentativë për të blerë vota për Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Ai është Izmir Bushaj, 26 vjeç, banues në Kullaj dhe me detyrë doganier në doganën e Vermoshit. Bashkë me dy persona të tjerë, Xhyher dhe Gëzim Bushaj u kapën në makinë me një shumë parashë dhe një listë votuesish.
Ndonëse policia nuk jep detaje se cilit subjekt politik i përket zyrtari i doganës së Vermoshit, nga një hulumtim i thjeshtë në rrjetet sociale rezulton se i riu është mbështetës i LSI-së.
Në profilin e tij Bushaj poston vazhdimisht foto dhe mesazhe propagandistike për LSI-në, siç duket edhe në këto foto.
Ai u kap në fshatin Kullaj dhe Ura e Mesit me një automjet tip Hunday me targa AA 797 MK . Pasi u bë kontrolli i automjetit tip Hunday u konstatuan në një çantë të zezë një listë votuesish dhe sasi e konsiderueshme parash ku rezultuan 48 copë kartmonedha me prerje 2000 lekëshe, të destinuara për ti shperndarë me qëllim blerjen e votës.
Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit Xh. B. I cili ishte pasagjer në mjetin e lartpërmendur, iu gjetën 3 kartmonedha me prerje 2000 lekëshe.
Materialet do ti referohen Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” e “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” të parashikuara nga nenet 328/a/b i Kodit Penal.