Edhe një fotografi e radhës për albumin personal të skuthit dhe hajnit klasik të BFI-së, Mustafa Dautit i cili, një herë në vit e ka për shpirt të quhet “kryetar i OH Hilal”, mundësisht gjatë Muajit të Ramazanit. Fotoja i duhet edhe sa për t’i mbuluar manipulimin dhe vjedhjet e ndihmave humanitar që i bën në sy të donatorëve të sinqertë.
Në momentin derisa filantropi, bisnesmeni dhe humanisti i padiskutueshëm në Maqedoninë e Veriut, pronari i ECOLOG, z. Lazim Destani nga Tetova, ndanë mijëra tabletë për nxënësit e varfër e që u duhen për ta ndjekur online procesin mësimor, del njëfarë hajni i cili paska zbuluar “shumë fukarenj në qytetin rrëzë Malit Sharr” dhe dërgon ndihma nja 100 pako, edhe atë një herë në vit! Trishtimi në këtë manipulim qëndron në faktin se, këtë lojë të ndytë me të varfërit në Tetovë e përkrah dhe e ndihmon edhe njëfarë “a(m)kademiku” i pacipë, i ashtuquajturi Myfti ilegjitim, Qani Nesimi, i cili, shkon në po të njëjtën magaze dhe fotografohet me hajnin, si të gjithë kolegët e tij lolo, madje edhe me përzemërsi ju shpreh falënderime vjedhësve klasikë, Mustafa Dautit dhe Sulejman Rexhepit, për dhurimin e pakove, thuase vepra e humanitetit nuk është obligim dhe detyrim i myslimanëve.
Mustafa Dauti ka bërë gjetje të duhur për t’u tallur me feudët kukulla të Sulejman Rexhepit: i fton një nga një në magazen e vet, ku fotografohet me marrësit e pakove “humanitare” të cilat ua ngarkon nëpër makinat private të tyre, aq pako sa u zënë makinat e tyre dhe, urdhërohen që të bëjnë propagandë se “nga Hilali i BFI-së po ndihmohen familjet e varfëra”!
Në fakt po ndihmohen në vjedhje Mustafa Dauti dhe Sulejman Rexhepi, kurse, në emër të humanitetit, po tallen mijëra familje e persona të varfër. E keqja tragjike qëndron aty se, bashkëpjesëmarrës në këtë mëkat janë edhe “organet e Mulla Sulës”, myftinjt e shkretë. Të gjithë këta, pa fije turpi, mundohen të paraqiten si “kontribues të hatashëm” në zbutjen e Coronavirusit. Një pako me artikuj të dyshimtë, sakaq po e zbutka situata me Coronavirusin në Maqedoninë e Veriut?! Për më keq, këtë hajgare e shprehin edhe në një anglishte katastrofale e për turp. Me rëndësi për Mustafa hajnin: të paktën një herë në vit ta shikojnë me sy të mirë ndërkombëtarët, të cilët, tashmë me fakte e me argumenta, janë të bindur se bëhet fjalë për një bandit të llojit të vet, të cilin, natyrisht, tërë kohës e mbajnë nën survejim, si dhe bashkëpunëtorët e tij sezonalë, qofshin këta edhe “a(m)kademikë”!/topTetova/
Nga ekspertët amerikanë të “krihet” edhe Shaqir Fetai
Në Maqedoninë e Veriut kanë zbarkuar edhe ekspertët amerikan që hulumtojnë dhe ndëshkojnë korrupsionin sidomos në institucionet e gjyqësorit, te…