Pritet debat mes mazhorancës dhe opozitës për situatën politike
Të hënën nis sesioni i ri parlamentar, me seancën plenare e cila do të zhvillohet në orën 16:00. Seanca do të jetë ceremoniale dhe do të nisë me fjalën e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla dhe krerët e grupeve parlamentare.
Por ky sesion parlamentar do të ketë një sërë çështjesh për të disktuar dhe votuar në vijësimi, mbetur dhe nga seanca e fundit plenare. Një prej tyre zgjedhja e avokatit të Popullit, pas rrëzimit të kandidatit të PD.
Procedura do të rinisi edhe njëherë nga e para, ndërsa disa ditë më parë kreu i grupit socialist Taulant Balla u shpreh se afati i opozitës kaloi, tanimë mazhoranca do të dëgjoj të gjitha grupet e interesuara për t’i dhënë vendit një figurë dinjitoze.
Prioritet për socialistët do të jenë dhe ndryshimet ligjore për të larguar nga politika bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit. Deri më tani janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Autoritetin e Dosjeve ndërsa në Kuvend janë depozituar ndryshimet në ligjin për partitë politike dhe atë të dekriminalizimit.
Dy nisma të tjera të konsideruara të rëndësishme për qeverinë por ende të pa depozituara në Kuvend janë dhe pasaportat e arta dhe amnistia fiskale. Për të dyja nismat Bashkimi Europian ka pasur rezerva.
Situata ekonomike pritet të shkaktojë jo pak përplasje mes palëve. Ndonëse qeveria pretendon se ka bërë mjaftueshëm për ti ndihmuar qytetarët, opozita e ka kundërshtuar vazhdimit.
Ndërkohë, në seancën e së hënës pritet të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më pas do të marrë pjesë në samitin e DAVOS.