Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë për të diskutuar pakon emergjente prej 320 milionë euro të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, për t’u përballuar me krizën e shkaktuar nga pandemia COVID-19.
Seanca do të mbahet në ora 11:00.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nuk do të përkrahë pakon emergjente të propozuar nga PDK-ja në seancën e sotme, derisa dy partitë tjera opozitare, AAK dhe Nisma-AKR thanë se do të votojnë pro një pakoje të tillë.
PDK i ka bërë thirrje gjitha partive parlamentare, pa dallime, të votojnë pro pakos emergjente, pasi sipas tyre, i adreson nevojat e qytetarëve në kohën e krizës pandemike dhe ekonomike.
Ndryshe, pakoja emergjente e Qeverisë në detyrë është paraparë të jetë 170.6 milionë euro, ndërsa ajo e propozuar nga partia opozitare PDK kap shifrën 320 milionë.