Kuvendi i Shqipërisë këtë të enjte pritet që të vendosë për kryprokurorin e ri të Përgjithshëm të vendit, me një mandat 7 vjeçar.
Në seancën e sotme plenare kuvendi ka përfshirë në agjendën e punimeve të ditës së enjte zgjedhjen e kryeprokurorit.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka përzgjedhura tre kandidatura për këtë pozicion, duke renditur të parin me diferencë pikësh, prokurorin Olsian Çela (459 pikë), ndërsa pas tij renditet kryeprokurorja e përkohshme aktuale, Arta Marku (406 pikë) si dhe Fatjona Memçaj (362 pikë).
Ndërkohë KLP-ja ka depozituar pranë Kuvendit tri kandidaturat më 21 nëntor, ndërsa deputetët kanë afat deri më 21 dhjetor për miratimin e njërit prej tyre si prokuror i Përgjithshëm i vendit.