Kuvendimet e Shaip Kamberit në Parlamentin e Serbisë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi në një rrëfim për Radio Televizionin Dukagjini ka treguar për ballafaqimet e tij në Kuvendin e Serbisë, ku po ngritë problemet e shqiptarëve të Luginës. Kamberi ka thënë se qeveritarëve nuk po u pëlqejnë fjalimet e tij, të cilat këto kohë kanë qenë më të shpeshta, për shkak të mungesës së opozitës.

Ka disa muaj që brenda kësaj ndërtese të Parlamentit të Serbisë, po dëgjohet fuqishëm zëri i një shqiptari.

Shaip Kamberi, që është një prej tre deputetëve shqiptar në Kuvendin serb ka nisur t’i ngrisë disa prej problemeve me të cilat përballen bashkëkombasit e tij.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinirtv%2Fvideos%2F447433833309458%2F&show_text=0&width=560

Deputeti nga Bujanoci thotë në Serbi nuk ka vullnet politik që shqiptarët të trajtohen si partnerë.

“Mjerisht mungesa e vullnetit politik në vazhdimësi po dëshmohet në Beograd se shqiptarët nuk dëshirojnë t’i trajtojnë si partner për të biseduar për zgjidhjen e problemeve por një qëndrim armiqësor, duke i konsideruar si armiq kujdestar të këtij shteti, vazhdon të jetë një qasje edhe e qeverisë së dytë të Ana Bërnabiqit”, tha Shaip Kamberi për RTV Dukagjinin.

Për të treguar pabarazinë me të cilën përballën shqiptarët, Kamberi që dikur ka punuar edhe si gazetar, gjatë një fjalimi ekspozoi flamurin kombëtar, veprim për të cilin gjeti pak përkrahje.

“Qëllimi i fjalimit tim dhe paraqitja e simbolit kombëtar shqiptar në Parlament ka pasur për qëllim të tërheq vëmendjen e opinionit në tërësi në Serbi dhe të pushtetit aktual se shqiptarëve ju mohohet njëra prej të drejtave elementare, përdorimi i lirë dhe zyrtar i simbolit kombëtar që është bashkë me gjuhën pjesë e identitetit tonë. Kur e kam vendosur bashkërisht me flamurin shtetëror, unë kam tentuar të ndërtojë barazi në përdorim të simboleve, sepse serbët në Kosovë e përdorin lirshëm në shumë vende edhe pa flamurin shtetëror të Kosovës, deklaroi Kamberi, përcjell Telegrafi.

Mungesa e opozitës ka bërë që tre deputetët nga Lugina të kenë më shumë hapësira për të folur. Kamberi thotë se për herë të parë në këtë mandat, shqiptarët ia dolën t’i zënë tri ulëse të Parlamentit.

“Kësaj here e kemi herën e parë që pesë parti politike shqiptare janë bashkuar dhe atë me ndihmën e ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili ka ndihmuar mes këtyre partive që të bëhen bashkë dhe kemi tri mandate, kemi arritur ti fitojmë tri mandate, përpara ka marrë vetëm një parti, Partia për Veprim Demokratik kryetar i së cilës jam unë vet ose me ndonjë parti më të vogël të cilët na kanë ndihmuar në këtë sfidë, tha mes tjerash Shaip Kamberi.

Behlul Nasufi, ishte deputeti i parë nga Lugina që në Parlamentin serb, gjatë viteve të 90-ta ka mbrojtur interesat e shqiptarëve në Serbi. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Leave a Reply