Sipas profesorëve universitar, ky term ka për qëllim që shqiptarët ti paraqet si popull të ulët dhe jocivilizues.
Ministria serbe e mbrojtjes ditë më parë ka bërë një deklaratë për mediat, ku ka komentuar takimin mes Qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë.
E në deklaratën në fjalë ra në sy një term që kanë përdorur për kosovarët.
“Shqiptarima”, është termi i përdorur nga ministria e Alekasandër Vulin e që nxiti reagime të shumta në Kosovë.
Por çfarë konotacioni ka ky term që serbët jo rrallë herë e përdorin për kosovarët, e tregon shkrimtari dhe profesori i Gjuhës Shqipe, Bardh Rugova.
“Ka konotacion negativ, që u përdor në kohë të Jugosllavisë me bo dallime mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës….. Së dyti, vjen edhe një kontacion që vjen në ngjyrimin emocional që e japin, në vitet e 80-ta 90-ta gjatë luftës me ngarkesë emocionale negative”, thotë Bardh Rugova, profesor në UP
Sipas Rugovës, edhe shqiptarët përdorin një konotacion tjetër për epitetin shka.
“Është një term që është përdorur për komunitetet përreth, jodoemes për serbët…”
Ndërkohë, edhe sipas profesorit Milazim Krasniqit, fjala “shqiptarima” ka konotacion negative për kosovarët.
Sipas tij, ky term ka për qëllim që shqiptarët ti paraqes si popull të ulët dhe jot ë civilizuar.
Sipas Krasniqit, mediat serbe vazhdimisht bëjnë etiketime të tilla, por për këto nuk reagon askush.
Megjithatë për shprehjet fyese që populli i tij e ka përdorur dhe vazhdon ta përdor për shqiptarët, Vulin vazhdon të ketë vetëm mbështetje./G.E/