I dërguari i Bashkimit Evropian në dialogun Beograd – Prishtinë, Miroslav Lajçak, deklaroi sot në Parlamentin Evropian se po punojnë për përgatitjen e një takimi të ri në nivelin më të lartë brenda dialogut dhe se çështjet e pronës dhe zgjidhja e kërkesave pronësore janë në tryezën e bisedimeve.
Lajçak tha në Komitetin e Politikës së Jashtme të BE, me rastin e 25-vjetorit të marrëveshjes së Dejtonit, se dialogu Kosovë-Serbi duhet të çojë në një “marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të zgjidhë të gjitha problemet ekzistuese njëherë e përgjithmonë”.
Ai vlerësoi se në negociatat e deritanishme “është arritur përparim i plotë në zgjidhjen e çështjes së të zhdukurve”, teksa vuri në dukje se normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës dhe situata në Bosnjë dhe Hercegovinë janë dy çështje kryesore në Ballkanin Perëndimor.