Parlamenti Europian sapo ka votuar pro për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Eurodeputët kanë votuar me 420 vota pro, 186 kanë qenë kundër, ndërsa 22 kanë abstenuar.
Pas këtij votimi, do të konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës t’i liberalizohen vizat.
Bisedimet në emër të Parlamentit Europian do t’i udhëheqë, Tanja Fajon, raportuese për vizat e Parlamentit.