Kryediplomati rus Sergei Lavrov ka thënë se Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord për një armëpushim.
Sipas tij, palët janë pajtuar që t’i shkëmbejnë të burgosurit dhe trupat e të vrarëve në konfliktin midis forcave të Azerbajxhanit dhe atyre etnike armene që është zhvilluar për rajonin Nagorno-Karabakh.
Këto bisedime ishin kontakti i parë diplomatik midis dy palëve që kur nisën luftimet për enklavën e shkëputur më 27 shtator që rezultuan me qindra të vdekur.
Armëpushimi pritet të fillojë sot në orën 12:00.