Duke komentuar fjalët e ambasadorit ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar se Kievi mund të braktisë dëshirën e tij për t’u bashkuar me NATO-n për të “shmangur luftën Lavrov tha se ka njerëz të arsyeshëm.
“Unë jam i bindur se nëse Ukraina braktis planet e saj të anëtarësimit në NATO, shumë njerëz do të merrnin frymë lehtësisht, duke përfshirë ata në Evropë. Në Ukrainë, shumë politikanë dhe shkencëtarë politikë ndajnë pikëpamje të tilla. Dhe unë shpresoj se kjo ide gradualisht do të marrë rrugën e saj”.
Ministria e Jashtme e Ukrainës deklaroi se fjalët e ambasadorit te saj ishin “jashtë kontekstit dhe se nuk kishte ndërmend për të ndryshuar kushtetutën në lidhje me aspiratat e Ukrainës për anëtarësimin në NATO-n. Moska këmbëngul në garancitë e sigurisë, duke përfshirë moszgjerimin e NATO-s në lindje me Ukrainën e Gjeorgjinë, si dhe për mosvendosjen e sistemeve të armëve goditëse pranë kufijve të Rusisë.
Lavrov ka deklaruar se shtetet perëndimore i janë përgjigjur pozitivisht se fundmi një sërë nismave ruse për garancitë e sigurisë, që ishin refuzuar për një kohë të gjatë mbi moratoriumin për vendosjen e raketave me rreze të mesme dhe me rreze të shkurtër veprimi në Evropë.