Ministri i Jashtëm i Rusisë e krahasoi SHBA-në me Hitlerin dhe Napoleonin.
“Amerikanët po u diktojnë gjermanëve se cila është mënyra më e mirë për sigurinë energjetike evropiane dhe thonë se nuk kanë nevojë për tubacionin e Nordstream2 dhe se energjia do të garantohet nga furnizimet nga SHBA, që është disa herë më e shtrenjtë. Ata përpiqen të na imponojnë pikëpamjen e tyre për të ardhmen e Europës. Napoleoni dhe Hitleri kishin objektiv që Europën ta kishin nën kontroll. Tani amerikanët e kanë vendosur Europën nën kontroll. Dhe po shikojmë se si kjo situatë ka treguar realisht se çfarë roli ka BE-ja në situatën globale”, u shpreh Lavrov.
Ai foli edhe për bisedimet me Ukrainën, duke thënë se Rusia do të ulet për të negociuar me kusht që të jetë palë e barabartë.
Lavrov u shpreh se beson që “histeria do të marrë fund”.