Letonia arreston dy spiunë rusë: Kanë marrë informacione konfidenciale dhe ua kanë dhënë shërbimeve sekrete

Shërbimet e sigurisë letoneze kanë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se janë spiunë rusë.

Mediat e huaja raportojnë se dy të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kanë mbledhur informacione të natyrës konfidenciale dhe më pas ja u kanë kaluar ato shërbimeve sekrete të Rusisë.

Njëri nga të dyshuarit ishte akuzuar më parë për spiunazh për Rusinë.

Letonia, një ish-republikë sovjetike dhe tani anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ndan një kufi 214 km të gjatë me Rusinë. Kjo ka alarmuar shumë letonezë, të cilët shqetësohen se vendi i tyre mund të jetë në shënjestër të Moskës nëse Rusia fiton luftën në Ukrainë.

Leave a Reply