Liderët e BE, dakord për një certifikatë vaksine

Synohet imunizimi i 70% të popullsisë deri në Shtator

Brenda 3 muajve, vendet e Bashkimit Evropian duhet të kenë gati një certifikatë të përbashkët vaksinimi, që u krijon lehtësira qytetarëve të vaksinuar t’i rikthehen gradualisht jetës normale duke u lejuar atyre të lëvizin lirshëm në hapësirën e përbashkët, të hyjnë pa kufizime në restorante, bare, kinema, teatro, etj. Për këtë u ra dakord në parim mes krerëve të vendeve të unionit në një samit virtual të Këshillit Evropian.

“Për këtë, të gjithë jemi dakord që një e tillë duhet. Në Gjermani kemi vendosur të zhvillojmë një certifikatë kombëtare vaksinimi. Të dhënat themelore që duhet të përmbajë një certifikatë e tillë përcaktohen nga Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare.

Certifikata e vaksinimit është e nevojshme kryesisht për vendet e jugut të kontinentit që varen nga turizmi, e që kufizimi i udhëtimeve në këtë periudhë pandemie i ka goditur më së tepërmi.

Për Bashkimin Evropian, një tjetër shqetësim është ritmi i ulët i vaksinimit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen garantoi se nuk do të heqë dorë nga objektivi për vaksinimin e 70% të popullsisë së bllokut deri në Shtator. Ajo premtoi edhe shtimin e fondeve të ndihmës për nismën COVAX që synon vaksinim të barabartë edhe për vendet e varfra që nuk kanë fuqi ekonomike për të përballuar imunizimin e popullatave të tyre.

Leave a Reply