Në Londër vijojnë sërish protestat kundër masave kufizuese pas ngurrimit të qeverisë për t’i lehtësuar ato tërësisht, në kushtet kur janë shtuar infeksionet e reja me llojin Delta të koronavirusit. Demonstruesit kërkojnë t’i jepet fund bllokimit dhe gjithashtu të arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Met Hankok.
Turmat e protestuesve pushtuan rrugët e kryeqytetit me pankarta ku shkruhej: ‘liria nuk është për tregti’, ‘jo për vaksinën Covid’ dhe ‘jo për pasaportën Covid’ .
Një ditë më parë, Matt Hancock dha dorëheqjen nga pozita e Sekretarit britanik për Shëndetësi, pas shkeljes së rregullave të distancimit fizik, duke puthur një kolege.
Në një letër dërguar kryeministrit britanik Boris Johnson, ai ka thënë se Qeveria “ua ka borxh njerëzve, që kanë sakrifikuar kaq shumë në këtë pandemi, që të jetë e sinqertë”. Ish-kancelari Sajid Javid është emëruar në këtë post.
Hancock u përball me presion në rritje për t’u larguar, pasi prestigjiozja The Sun ka publikuar disa fotografi dhe më pas video të tij dhe koleges Gina Coladangelo, të cilët janë të martuar de kanë secili nga tre fëmijë.
Sipas “The Sun”, ata kanë qenë brenda Departamentit për Shëndetësi më 6 maj, kur në kuadër të rregullave për luftim të pandemisë, ka qenë e ndaluar që njerëzit të kenë kontakt intim me një person jashtë shtëpisë.