Studentët që qëlluan me vezë ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit hynte në makinën e tij në përfundim të një takimi me biznesin në Tiranë, u lanë të lirë në orët e mbrëmjes së të hënës.
Studentët Anita Lushi, Bora Mema, Klodi Hoxha, Viki Cipi, Liri Kuçi, Durim Jasharaj, Dardan Konjufca dhe Valton Marku u ndaluan menjëherë pas hedhjes së vezëve në drejtim të eskortës së kryeministrit.
Ata u shoqëruan fillimisht në ambientet e Komisariatit nr.2 në Tiranë, e më pas u transportuan në zyrat e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit.
Pas lirimit, njëra prej të ndaluarave tha për Top Channel:
“Akuza ndaj nesh është ‘Krim kundër personit’, me sa morëm vesh në polici. Nuk ka patur as police gra, por civilë që as nuk janë prezantuar. Nuk jemi trajtuar si duhet. Gjithçka ka qenë jashtë etikës profesionale”