LMR në BFI në mes të mirëkuptimit dhe punës në dy arshinë

Gjithnjë e më shumë po shtohen radhët e Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI, Institucion ky fetar islam aktualisht i uzurpuar nga Sulejman Rexhepi. Por, ka shumë nga ata që i japin përkrahje por luten që mos të dekonspirohen, sepse do t’i dëbojë nga puna Sulejman Rexhepi. Kërkojnë mirëkuptim, ndërsa e detyrojnë këtë Lëvizje që t’i masë punët edhe me kutin islam por edhe me kutin e Sulejman Rexhepit


Shkruan Jakup S. Asipi

Këto ditë Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI ka zhvilluar një axhendë mjaft intensive! I ka vizituar xhematet nga një cep i Maqedonisë e në tjetrin, ka realizuar shumë takime me xhematë, me imamë, profesorë si dhe me nëpunës të ndryshëm të BFI-së. Janë realizuar edhe sërë takimesh me faktorë ndërkombëarë të cilët, të mahnitur, shprehin fjalë miradie por edhe shumë respekt për Platformën e kësaj Lëvizje e cila po mëton që ta shpëtojë Institucionin e vetëm islam në vend nga kthetrat shkatërrimtare të një grup “hijenash” të prirur nga Sulejman Rexhepi. 

Udhëheqësit e LMR të BFI-së për momentin po tregohen shumë të matur, nuk po lejojnë që nga kjo përkrahje gjithnjë e në rritje të rrëmbehen nga ndonjë eufori si dhe po veprojnë me një maturi profesionale. Ajo që është brengosëse nga këto takime është një “sindromë e varfërisë” si pasojë e nënshtrimit total që po vërehet në mesin e shumë teologëve, hoxhallarëve e profesorëve. Të gjithë këta po i japin përkrahje Hfz. Afrim ef. Tahirit dhe po e inkurajojnë në veprim edhe më këmbëngulës, deri në rrënim të satrapit, Sulejman Rexhepi. Megjithatë, kjo përkrahje po shprehet vetëm verbalisht dhe jo edhe praktikisht, sepse, që të gjithë deklarohen se janë kundër Sulejman Rexhepit por që janë të detyruar t’i shërbejnë “për shkak të kafshatës së gojës”. Pra, janë të lidhur për një rrogë e cila vjen si shpërblim për punën haram!

Së këndejmi, sa duhet t’u lejohet këtyre hoxhallarve të flasin për islam, nëpër xhami, nëpër ndeja të ndryshme e nëpër institucionet arsimore! Si është e mundur që t’i shërbejnë haramit për një “gojë buke”! Është punë hipokrizie e atyre për të cilët Allahu xh.sh. në Kuranin Famëlartë thotë: “Disa prej atyre (hipokritëve) thonë: “Më lejo (të mungoj në luftë) dhe mos më vër në sprovë!” Ja, ata ranë pikërisht në sprovë. Me të vërtetë, Xhehenemi i përfshin mohuesit.” (Et Teube, 49)

Derisa lideri i Lëvizjes Afrim ef. Tahiri po ju shpreh mirëkuptim këtyre personaliteteve fetare, me gjasë po detyrohet që “të kontribuojë” në mirëqenien e pistë të Sulejman Rexhepit. Këta personalitete, duke insistuar që të punojnë në kushte të plotë të anonimatit, në fakt po kontribuojnë në një “fushatë anonime”, e cila nuk po i bën fare përshtypje Sulejman Rexhepit. Megjithatë, kjo përshtypje prej krimineli, nuk duhet t’i frikësojë hoxhallarët e Maqedonisë, por, duhet të jetë një motiv plus për t’iu përkushtuar mësimeve të mirëfillta islame dhe, të kuptojnë se, fati social dhe eksiztencial i tyre nuk është në duart eMulla Sulës, por në duart e Krijuesit Absolut. Dihet fare mirë se çka porositë Krijuesi ynë në raport m haramin, në raport me krijimin e kushteve për t’u zhvlluar harami në mesin e myslimanëve, apo, në krijimin e mundësive për ta ndihmuar haramin! Cila veprimtari e këtyre tri-katër viteve që e ka zhvilluar Sulejman Rexhepi nuk ka qenë në përputhje të plotë me haramin? Mbi të gjitha, Sulejman Rexhepi kohëve të funditi i ka hyrë zhvatjes dhe shkatërrimit të vakëfit! A ka haram më i madh se kjo veprimtari e Sulejman Rexhepit, i cili nuk detronizohet fare nga ata që janë të thirrur në mbrojtjen e vakëfit si dhe të parimeve islame. Arsyetimi se “nuk po guxojmë të dalim publikisht se na dëbon nga puna Sulejman Rexhepi”, është arsyetim hiporkitësh dhe jo i njerëzve që janë të thirrur për përforëcimin e devotshmërisë. 

Hoxhallarët ju nënshtrohen urdhërave të muftinjve që të mbledhin sa më shumë fitra e zeqat, që të bindin sa më shumë myslimanë të therrin kurbanë e të udhëtojnë për në haxh, ndërsa, nga ana tjetër, tërë ato të hyra në BFI përfundojnë në ndërtim të kompleksit të pishinave të “dinastisë Rexhepi”, tërë ato kontribute të myslimanëve shkojnë në blerje të makinave luksoze për “dinastinë Rexhepi”, shkojnë në blerje të aparateve teknologjike luksoze për këtë “dinasti”, me fitra e zeqate të grumbulluara për avansimin e jetës fetare islame në vend, blihen apartamene e banesa luksoze për “dinastinë Rexhepi”, me djersën e myslimanëve të vendit shijojnë pushime të gjata e lluksoze “dinastia Rexhepi” si dhe pasradhësit e lavatriçes së parave të pista, Mustafa Dautit, me ato para të kafshatës së mjerimit, Sulejman Rexhepi e Mustafa Dauti kalojnë nga një llixhe në llixhen tjetër, duke bërë qejfe e sefa! Të gjith myftinjtë, të gjithë profesorët dhe hoxhallarët e vendit e dijnë shumë mirë se të veprosh sipas vendimeve djallëzore të Sulejman Rexhepit është ngjashëm si të jeshë ushtarë i Iblisit. E kanë shumë të qartë se po i shërbejnë Iblisit, megjithatë, vazhdojnë me këtë shërbim, sepse e kanë për “kafshatë të gojës”! Në ajetin 17 të sures El Ankebut, Allahu xh. sh. thotë: “Në të vërtetë, ata që ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk kanë pushtet t’ju furnizojnë, andaj, vetëm tek Allahu kërkoni risk dhe adhuroni e falënderoni vetëm Atë.Tek Ai do të ktheheni”!

Afrim ef. Tahiri është shumë “i vogël” që t’i urdhërojë që mos t’i shërbejnë Iblisit, por është shumë i madh që t’ua përkujtojë se, të gjithë ata që i shërbejnë Iblisit për ta siguruar “kafshatën e gojës” e kanë të ndaluar të flasin për islam. E kanë haram! Sepse, për hirë të asaj “kafshate të gojës”, ushtarët e Iblisit do të detyrohen që të proklamojnë atë që ia do qejfi Iblisit. E qejfi i tij më i madh është që ta shkatërrojë islamin dhe të gjitha vlerat e kësaj feje të Allahut xh.sh. 

Leave a Reply