Një gjykatë britanike i ka dënuar shtatë persona me 92 vjet burgim për vdekjen e 39 burrave, grave dhe adoleshentëve vietnamezë të gjetur në një kamion në Esiks të Britanisë së Madhe më 2019.
Migrantët vdiqën nga vdekje “jashtëzakonisht të dhimbshme”, derisa po trafikoheshin nga Belgjika në Britani të Madhe në tetor të vitit 2019, tha gjyqtari Nigel Sweeney.
Gjatë procesit gjyqësor, u paraqitën fotografi të viktimave – të cilët përfshinin një murator, një të diplomuar universiteti dhe një teknik të thonjve – duke thënë se ëndrrat e tyre ishte një jetë më e mirë.
Shumë nga familjet e tyre morën hua shumë për të financuar kalimin e tyre në Britani të Madhe.
Zbulimi i kaq shumë njerëzve të vdekur në pjesën e pasme të kamionit në një pjesë industriale në lindje të Londrës tronditi Britaninë e Madhe dhe Vietnamin dhe pasqyroi kushtet përmes së cilave udhëtojnë migrantët nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme për në Evropë./REL