Lotët
Sa herë që dilja,
prej shtëpisë,
Nënës sime nuk,
i pushonin lotët,
As mua, sa herë që shkoja,
e sa herë që kthehesha,
Më thoshin, shpesh ata,
që më takonin, se,
E pamë nënën tënde, në oborr,
vetëm për ty pyeste,
E, unë heshtja, e lotët e saja,
kurrë si harroja,
Kur kthehesha, ose
shkoja,
Nga malli e gëzimi,
ajo fluturonte prej oborrit,
Dilte edhe në rrugë, prej
së largu të më priste,
Un, me mall e zemër,
zemër të thyer çmallesha,
E merrja veten si dikur, kurrë
prej saj nuk isha,
Ndarë, kurrë nuk ja kisha
kthyer shpinën,
As, përgjithnjë,
as hiç…
Siç do të më thoshte ndonjëherë!
E babai im ishte burrë,
un sa po ja ktheja shpinën,
Ai s’përmbahej dot, e lotët i fshinte
herë me cepin e shallit e herë me kësulën e tij,
Un, që e doja aq shumë,
nuk mundesha në sy ta shikoj
Kur kthehesha, sa për ta shuar
mallin, më thoshte,
Çka na solle neve, se ti,
nuk le pa sjellë asgjë…
Ja filloja bisedës, duke i rrëfyer,
gjëra të ndryshme…
E, ndonjëherë plot ankesë, e më thoshte
mjaftë më, se ma këpute shpirtin…
Shkup, 05.02.2015