LSDM pranon dorëheqjen e Zaevit! Partia shkon në zgjedhje

Nga LSDM-ja mbrëmë njoftuan se pas mbledhje të Këshillit Ekzekutiv dhe Kryesisë Qendrore kanë pranuar dorëheqjen e liderit aktual Zoran Zaev, shkruan TV21. Nga kjo parti njoftojnë se si rrjedhojë partia do të mbajë zgjedhje brendapartiake me 12 dhjetor. Këtë e bëri të ditur Bogdanka Kuzevska, zëdhënëse e LSDM-së.

“Zgjedhjet do të mbahen me 12 dhjetor, dita e diel. Procesi për kandidim nis nesër dhe do të zgjas 7 ditë. Ndërsa të drejtë për kandidaturë kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që i plotësojnë kriteriumet sipas statutit të partisë. Të drejtë për të votuar do të kenë të gjithë anëtarët e LSMD-së ql në mënyrë aktive do të regjistrohen përmes online aplikacionit”, tha mes tjerash Kuzevska.

Leave a Reply