Takimi u bë me dyer të mbyllura në Prokurorinë e Përgjithshme.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar se çfarë është biseduar gjatë këtij takimi që nisi në orën 10:00 dhe zgjati 30 minuta.
Takimi vjen tre ditë pas zgjedhjes së Arta Markut në Kuvend. Ambasada Amerikane e dënoi dhunën që shoqëroi këtë proces.
Donald Lu ka kërkuar më herët nga kryeprokurori i ri që të jetë një zyrtar që nuk refuzon të ndjekë penalisht politikanët.