Shkodra është tronditur mbrëmjen e së premtes nga të shtënat e armëve të zjarrit. Nga informacionet paraprake mësohet se dy grupe janë konfliktuar me armë zjarri në lagjen “Qafë Bardhi” rreth orës 22.00. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe tha se nuk ka persona të lënduar, por janë gjetur shumë gëzhoja. Mësohet se të shtënat janë regjistruar pranë banesë së Prokurorit Vat Staka, ku policia ka gjetur edhe gëzhojat e armëve të përdorura.
Vuçiç: Dërgesa me dronë nga Turqia në Kosovë është e paligjshme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Serbia kërkon nga Turqia që të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe interesat e…

