Doli e para në garën e 3 mijë metrave me pengesa
Luiza Gega është kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa.
Atletja shqiptare hyri në histori me këtë arritje të jashtëzakonshme në kampionatin që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.
Kampionia shqiptare shkoi në finale pasi përfundoi e para edhe garën kualifikuese në baterinë e saj.
Edhe në garën e mbrëmjes së kësaj të shtune, ajo pati një ritëm të mirë duke përfunduar me kohën 9 minuta 11 sekonda e 31 të qindtat dhe duke shënuar edhe rekord për kampionatin europian.
Gega e përmirësoi me 6 sekonda kohën e rekordit që mbahej nga rusja Zaripova që prej vitit 2010.