Presidenti i Bjellorusë, Aleksandër Lukashenko, ka deklaruar se brenda vitit do të kryhen reformat kushtetuese dhe në fund do votohet në një referendum popullor.
Lukashenko është duke u përballur me krizën më të madhe politike gjatë qeverisjes, dhe ka propozuar ndryshimet kushtetuese që është mbështetur dhe nga aleatët në rusi.
Nga ana tjetër kritikët e tij shprehen kundër Lukashkenkos dhe i shohin ndryshimet kushtetuese si një taktikë për të shuar protestat. Deri tani propozimet e Presidentit nuk janë bërë publike, por në media janë publikuar pak detaje.
Data e referendumit do të shpallet në një takim të Asamblesë Kombëtare, e cila pritet të mblidhet në 11-12 Shkurt, tha ai.
Lukashenko tha në Nëntor se ai do të tërhiqej si president sapo të miratohet një kushtetutë e re.
Bjellorusia është përfshirë nga protestat që nga zgjedhjet presidenciale të 9 Gushtit, pasi Lukashenko akuzohet se ka manipuluar rezultatin e votimeve.