Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha sot se rikthimi i Rusisë në G7 pa adresuar krizën e Ukrainës do të ishte një gabim.
Ai shtoi se gjithashtu do të tregonte një dobësi të fuqive perëndimore.
Macron deklaroi se një veprim i tillë do të ishte një gabim strategjik që do të konfirmonte epokën e mosndëshkimit.
Udhëheqësi francez tha këtë përpara një samiti që do të zhvillohet në Biarritz këtë fundjavë.
Ai shtoi se kriza e Ukrainës duhet të zgjidhet para se Rusia të kthehet në tryezë, megjithëse mbetet thelbësore që Moska të vazhdojë të marrë parasysh krizat ndërkombëtare.